Talat Xhaferi, dëshmitar i Trajko Veljanovskit

Talat Xhaferi, ishte dëshmitar për ngjarjet e 27 prillit. Ai erdhi në sallën e gjykatës me propozimin e ish kryetarit, tashmë të akuzuarit, Trajko Veljanoskit. Sqaroi se Veljanoski, tre vjet më parë të enjten e përgjakshme, u ka kërkuar deputetëve disa herë të heqin dorë nga fjalimet e tyre, por nuk ka mundur t’i detyrojë. Për më tepër, Xhaferi theksoi se ish kryetari i akuzuar, nuk ka pasur mundësinë t’i përjashtojë folësit, duke aluduar në tensionet pas këndimit të himnit shqiptar nga deputeti i Lëvizjes BESA, Zekirija Ibraimi. Avokatët e Veljanoskit janë të kënaqur me dëshminë e Xhaferit.

“Z. Talat Xhaferi sqaroi vetëm atë që ne kemi pretenduar tërë kohën, që veprimi i Veljanoskit është në përputhje me Rregulloren e punës së Kuvendit- deklaroi Xhaferi.

Përveç Xhaferit, anëtarët e partisë së Veljanoskit, Antonio Milloshoski, Vllatko Gjorçev, Dafina Stojanovska dhe Liljana Zaturovska erdhën në sallën e gjykatës, por, nuk dëshmuan pasi nuk kishte kohë. Do të dëshmojnë më 16 tetor. Përveç Trajko Veljanoskit, Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe ish kreu i DSK-së, Vlladimir Atanasovski, gjithashtu akuzohen si organizatorë të 27 prillit. Të gjithë ngarkohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues. Paraprakisht, 16 persona u dënuan tashmë me 211 vjet burg si autorë të dhunës. 15 të akuzuarit e tjerë u amnistuan.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button