Sulm vetëvrasës në një restorant në Somali

Pesë njerëz, dy nga të cilët policë, u vranë dhe më shumë se 19 të tjerë u plagosën të martën kur një sulmues vetëvrasës sulmoi një restorant në kryeqytetin somalez, Mogadishu, ka bërë të ditur policia.

- Advertisment -

Një zyrtar policor dhe dëshmitarët thanë se sulmuesi hyri në restorant dhe u drejtua afër akademisë së policisë dhe e hodhi vetën në ajër.

“Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt, por disa prej tyre kanë plagë serioze”, i ka thënë Mohamer Abdirahman, polic në vend të ngjarjes, agjencisë së lajmeve, AFP.

Dëshmitari Abdukadir Hussein tha së në kohën e shpërthimit, në restorant ishin dhjetëra persona.

“Shumë nga këta njerëz u plagosën. Personalisht pash tmerrin me sy, pasi trupat e pajetë të dy personave ishin afër meje. Shpërthimi shkatërroi gjithçka”, tha ai.

Deri më tash, askush nuk e ka marr përsipër përgjegjesinë për sulmin.

Grupi terrorist Al- Shabaab që është i lidhur me Al-Kaidën, ka sulmuar shpesh caqe civile dhe të qeverisë në Mogadishu, të cilin edhe e kontrollonte deri në vitin 2011, kur u dëbuan nga trupat ushtarake të Unionit Afrikan./REL/

LEXO EDHE:

Back to top button