Sulme të reja ajrore kanë goditur Kievin dhe qytetet tjera ukrainase

Sulme të reja ajrore kanë goditur Kievin dhe qytetet tjera ukrainase

Gazetar: Shkëlzen Aqifi

Rusia ka goditur mëngjesin e sotëm nga ajri, Kiev, Dnipro, Kharkiv, Zhytomyr dhe Mykolaiv, duke shënjestruar kryesisht infrastrukturën energjetike.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se sulmi është kryer në “infrastrukturën kritike” dhe se punëtorët e energjisë janë duke shkuar në vendin e sulmit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia po terrorizon dhe vret civilë pas sulmeve ajrore të vazhdueshme në qytetet kryesore mëngjesin e sotëm.

“Ukraina është nën zjarr nga pushtuesit. Ata vazhdojnë të bëjnë atë që bëjnë më së miri, po  terrorizojnë dhe vrasin civilët. Shteti terrorist nuk do të ndryshojë me veprime të tilla. Ai vetëm do të konfirmojë thelbin e tij shkatërrues dhe vrasës, për të cilin sigurisht do të mbajë përgjegjësi”, tha Volodomyr Zelenski,m President i Ukrainës.

Inteligjenca britanike tha se ka identifikuar dronët e përdorur nga Rusia dhe se ata janë të prodhuar nga Irani. Një ditë më parë Irani hodhi poshtë deklaratat për furnizim të Rusisë me dronë.

Edhe Kremlini ka mohuar akuzat që forcat e tij kanë përdorur drone iraniane kundër qyteteve ukrainase dhe infrastrukturës kritike. Dmitry Peskov tha se Kremlini nuk kishte asnjë informacion në lidhje me përdorimin e tyre kur u pyet nëse Rusia kishte përdorur drone iraniane në luftën e saj kundër Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara thonë se pajtohen se pajtohet me aleatët perëndimorë që Irani e ka furnizuar Rusinë me dronë shpërthyes, duke shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha se Rusia do të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës duke shtuar se SHBA-të dënojnë fuqishëm sulmet e fundit me raketa në Ukrainë, “të cilat vazhdojnë të demonstrojnë brutalitetin e Putinit.”

“Ne do të vazhdojmë t’i imponojmë kostot Rusisë, ta mbajmë përgjegjëse për krimet e saj të luftës, siç kemi folur – ju keni dëgjuar drejtpërdrejt nga Presidenti për pjesën e krimeve të luftës – dhe mizoritë e saj, dhe duke i ofruar Ukrainës siguri, ekonomike dhe ndihmë humanitare”, theksoi Xhen Pierre, Sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Moska dhe Kievi kanë kryer një nga shkëmbimet më të mëdha të të burgosurve të luftës deri më tani, duke shkëmbyer gjithsej 218 të burgosur, përfshirë 108 gra ukrainase, thonë zyrtarët nga të dy vendet./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button