Sulmet ajrore izraelite shkatërrojnë aftësitë ushtarake të Iranit në Siri

Sulmet ajrore izraelite shkatërrojnë aftësitë ushtarake të Iranit në Siri

Ushtria izraelite ka shkatërruar gati 90% të aftësive ushtarake të Iranit në Siri përmes sulmeve ajrore, sipas mediave lokale.

Gazeta Jerusalem Post, duke cituar zyrtarë izraelitë, tha se Tel Avivi kishte arritur “në frenimin pothuajse plotësisht të aftësisë së Iranit për të transferuar armë në Siri”.

Sipas të përditshmes, si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Siri, “është dëmtuar edhe aftësia e ushtrisë siriane për të prodhuar armë dhe municione”.

Nuk pati asnjë koment nga Irani apo Siria mbi pretendimin izraelit.

Izraeli ka kryer disa sulme ajrore kundër pozicioneve të grupeve të mbështetura nga Irani dhe regjimit sirian që nga lufta civile e vendit në vitin 2011.

Zyrtarët izraelitë në përgjithësi përmbahen nga komentimi i sulmeve në territorin sirian./AA

LEXO EDHE:

Back to top button