Sulmi kibernetik nga Irani, reagon BE: Po monitorojmë situatën, jemi krah Shqipërisë

Sulmi kibernetik nga Irani, reagon BE: Po monitorojmë situatën, jemi krah Shqipërisë

Bashkimi Evropian në Shqipëri ka reaguar në lidhje me sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë. BE dënon “një sjellje të tillë të papranueshme në hapësirën kibernetike, e cila bie ndesh me normat e pranuara të sjelljes së përgjegjshme të shtetit, mbështetur në mënyrë të përsëritur nga të gjitha Shtetet Anëtare të OKB-së.”

Po ashtu, BE thotë se po monitoron situatën dhe shpreh gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë.

Deklarata:

Bashkimi Evropian, së bashku me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë, shpreh solidaritet të plotë me Shqipërinë dhe shqetësim pas aktiviteteve keqdashëse kibernetike të korrikut. Sulmi shënjestroi drejtpërdrejt infrastrukturën kritike dhe ndikoi në ofrimin e shërbimeve publike për njerëzit dhe bizneset në Shqipëri. Ne dënojmë fuqimisht një sjellje të tillë të papranueshme në hapësirën kibernetike, e cila bie ndesh me normat e pranuara të sjelljes së përgjegjshme të shtetit, mbështetur në mënyrë të përsëritur nga të gjitha Shtetet Anëtare të OKB-së.

Një sjellje e tillë destabilizuese dhe e papërgjegjshme që synon të kërcënojë integritetin dhe sigurinë e Shqipërisë, vlerat dhe parimet demokratike, si dhe tenton të minojë institucionet demokratike dhe shoqëritë në përgjithësi, është e papranueshme.

Bashkimi Evropian, së bashku me NATO-n dhe partnerët e tij ndërkombëtarë, është i gatshëm të mbështesë qëndrueshmërinë kibernetike të Shqipërisë mbështetur në bashkëpunimin tonë ekzistues për sigurinë kibernetike.

Në përputhje me Strategjinë e BE-së për Sigurinë Kibernetike dhe Busullën Strategjike, Bashkimi Evropian është i vendosur të parandalojë sulmet kibernetike përmes qëndrueshmërisë së shtuar dhe duke iu përgjigjur me vendosmëri sulmeve kibernetike kundër BE-së dhe Shteteve Anëtare, si dhe është i përkushtuar të ndihmojë për ndërtimin e qëndrueshmërisë së sigurisë kibernetike në vendet kandidate dhe në vende të tjera, duke përdorur të gjitha mjetet e disponueshme të BE-së. Ne vazhdojmë ta monitorojmë situatën me kujdes dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa të mëtejshëm, aty ku është e nevojshme, për të mbështetur Shqipërinë.

LEXO EDHE:

Back to top button