Sulmi ndaj referit, dënim i ashpër për presidentin dhe klubin e Ankaraguçu-s

Presidenti i Ankaraguçu, Faruk Koca u dënua me ndalim të përjetshëm nga futbolli për goditjen me grusht në kokë drejt gjyqtarit Halil Umut Meler pas përfundimit të ndeshjes.

Në anën tjetër Anaraguçu u ndëshkua me pesë ndeshje si vendas, pa praninë e shikuesve dhe me dy milionë lira (rreth 65 mijë euro), njofton Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF).

Ngjarja ndodhi pasi ekipi mysafir barazoi rezultatin në 1-1 mes Angaraguçu dhe Rizespor në minutën e shtatë shtesë. Koca u fut në fushë dhe goditi me grusht në kokë gjyqtarin e ndeshjes, Halil Umut Meler. Pasi u rrëzua në tokë, Meler mori disa goditje të tjera dhe përfundoi në spital, nga ku u lirua të mërkurën. Koca u arrestua të nesërmen për sulm ndaj gjyqtarit.

LEXO EDHE:

Back to top button