Sulmi në Ankara, reagojnë Kurti dhe Rama
Sulmi në Ankara, reagojnë Kurti dhe Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti kanë reaguar pas sulmit terrorist në Ankara. “Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacak të cilin Shqipëria e dënon ashpër. Ky sulm duhet të ndihmojë shumë në Evropë të kuptojnë dhe të mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, ka shkruar Rama. Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar policëve të lënduar shërim të shpejtë. “I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara, Turqi, por i lehtësuar kur mësova se dëmi i synuar u shmang nga institucionet turke. Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe u urojmë atyre shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti. /alsat.mk