Sulmon fizikisht ish të dashurën, arrestohet 28 vjeçari nga Forina

Më 29-shtator të këtij viti, rreth orës 14:30, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 28-vjeçarin H.A. nga Forina e Gostivarit, i cili një ditë më parë rreth orës 16.00, gjatë daljes nga puna, në Dobërdoll të Gostivarit, ka sulmuar fizikisht 25-vjeçaren banore e këtij fshati, me të cilën më herët kishte qenë në një lidhje dashurie dhe të njëjtës i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore. Kundër personit H.A. është përgatit parashtresë adekuate, me të cilën është paraqitur para gjykatësit me procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar.t.