Sulmuesi i Berishës, i papërgjegjshëm mendërisht

Sulmuesi i Berishës, i papërgjegjshëm mendërisht

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë përfunduar aktin e ekspertimit për Gerti Shehun, i riu i cili grushtoi Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022. Portali “BalkanWeb” bëri të ditur se sipas ekspertëve, Shehu është i papërgjegjshëm mendërisht. Për këtë arsye, prokuroria i është drejtuar gjykatës duke kërkuar që nga arrest me burg të dërgohet në spital psikiatrik për trajtim të mëtejshëm. Kujtojmë se ndaj 31-vjeçarit u ngritën dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje të lehtë me dashje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button