Sulmuesi i Borussia Dortmund diagnostikohet me tumor

Sulmuesi i Borusia Dortmund, Sebastien Haler, është detyruar të largohej nga kampi stërvitor i klubit në Bad Ragaz të Zvicrës, sepse u diagnostikua me tumor në testikuj.

Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e klubit është bërë e ditur se Sebastien Haller është ankuar se nuk ishte mirë pas stërvitjes të së hënës në mëngjes dhe pastaj është zbuluar se ka tumor në testikuj.

Në komunikatën e tyre thuhet se gjatë ditëve në vijim do të kryen ekzaminime të mëtutjeshme në një qendër të specializuar mjekësore. Verdhë e zinjtë gjithashtu kanë kërkuar që respektohet privatësia e lojtarit dhe familjes së tij dhe të mos bëhen pyetje të tjera. Haller u transferua te klubi gjerman gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Ajaksi për shumën e 35 milionë eurove.

LEXO EDHE:

Back to top button