Sulmuesi i Man. Sitit shënon vetëm një gol në 6 ndeshje!

Erling Haaland ka shënuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e tij të fundit. Sulmuesi i Mançester Sitit  nuk realizoi kundër Lajpcigut në barazimin 1:1.

Në 6 ndeshjet e fundit, Haaland shënoi vetëm një herë, i fundit kundër Arsenalit (3:1) në Premier Ligë.

Norvegjezi 22-vjeçar ka shënuar 32 gola në 31 ndeshje për Mançester Sitin në të gjitha garat këtë sezon. Erling është golashënuesi më i mirë i sezonit në Premier Ligë me 26 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button