Sulmuesi i PSZH gati të kalojë në Seria A, merr ofertë joshëse nga Monza

Sulmuesi kontravers, Mauro Ikardi është pran kthimit në Seria A, pas një aventurë jo të suksesshme te Paris Sen Zhermeni, ku kishte një minutazh të vogël. Ikardi pritet të forcojë radhët e skuadrës së Moncës, e cila është në pronë të Silvio Berluskonit.

Sipas “Sport Mediset”, që është në pronë të Berluskonit, Ikardi ka marë një ofertë joshëse nga Monca, ndërsa bashkëshortja e sulmuesit argjentinas, Vanda Nara, që është edhe menaxher i futbollistit, po insiston për rikthimin në Itali.

PSZH dëshiron që të largojë dhe të hap rrugë për përforcime të reja, pasi që dëshiron të angazhojë sulmuesin e Sasuolos, Xhanluka Skamaka.

PSZH është i gatshëm që të jep në huazim Ikardin, me opsion të blerjes pas sezonit të parë, ndërsa për Ikardin dhe Vanda Narës, oferta e Moncës është mjaft atraktive, pasi që është vetëm 15 minuta (me makinë) nga Milano, ku argjentinasi ka një banesë luksoze.

LEXO EDHE:

Back to top button