Sulmuesi i Realit rrezikon 6 muaj burg

Sipas agjencisë se lajmeve “Tanjug”, prokurorët serb kanë ngritur akuza kundër yllit të Real Madrid, Luka Jovic, për shkeljen e karantinës gjatë gjendjes së emergjencës marsin e kaluar dhe ata kanë kërkuar gjashtë muaj burg për lojtarin.

Sipas ligjit serb, gjykata tani duhet të konfirmojë akuzën e ngritur nga prokuroria. Sipas televizionit shtetëror RTS, Jovic ka patur mundësinë të paguante një gjobë 35 mijë dollarë që do të kishte shmangur ngritjen e akuzave të tjera. Tanjug kanë bërë të ditur se të premten do të publikojnë detaje të tjera në lidhje me çështjen. /Telesport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button