Sulmuesi i Shqipërisë, gol dhe asist për Barcelonën B

Rej Manaj është bërë protagonist në sfidën Barcelona B – Badalona me 4-0. Sulmuesi shqiptarë ishte asisttues në 2 golat e parë, ndërsa në minutën e 72-të, detyroi portierin kundërshtar që të dilte nga zona e tij dhe t’i bënte faull, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Ndërkohë në minutën e 87, pas një penalltie të fituar nga Barcelona, ai u shfaq te pika e bardhë dhe me goditjen e tij dërgoi topin në rrjetë, për rezultatin 3-0. Në minutën e 90 trajneri vendosi ta nxirrte nga fusha e lojës ndërsa pak çaste më vonë, Barcelona B shënoi edhe golin e 4-0 që e ngjiti në vendin e dytë në renditje, mes pretendentëve për ngjitje në kategorinë e dytë spanjolle.

LEXO EDHE:

Back to top button