Sulmuesi kosovar bashkohet me shqiptarët e tjerë te skuadra turke

Valmir Veliu, ish-lojtari i Llapit në Kosovë, do të largohet nga skuadra e Gaziantep për të nisur një eksperiencë të re në elitën turke me skuadrën e Istanbulspor. Sulmuesi do të përfundojë lëvizjen brenda ditës, teksa bëhet fjalë për një huazim deri në fundin e sezonit.

22-vjeçari është pjesë e Kosovës teksa me “Dardanët” numëron edhe një paraqitje. Tashmë Veliu përgatitet të nisë një eksperiencë të rëndësishme në Turqi te Istanbulspor që ndër të tjera njihet edhe si klubi i shqiptarëve duke qenë se aty aktivizohen Guri, Rroca, Et’hemi, Loshaj apo edhe Topalli.

LEXO EDHE:

Back to top button