Sipas mediave në Rumani, tre skuadra italiane janë vënë pas sulmuesit të Steaua Bukureshtit, Denis Man. Mediat raportojnë se është një garë e ashpër mes Fiorentinës, e cila duket se është më përpara, Sampdorias dhe së fundit Milaniy.
Sulmuesi rumun, Man, u zgjodh si futbollisti më i mirë rumun i vitit 2020 dhe vlen 15 milion euro. Në realitet, klubi i tij shpreson të shkaktojë një ankand, sepse ka kaq shumë klube në gjurmët e tij.
Përveç atyre italianë të përmendur, ka edhe skuadra të tjera: Fenerbahce kërkoi informacion, por mbi të gjitha anglezët. Disa klube të Premier League do të ishin të gatshëm ta blinin sulmuesin rumun.








