Sulmuesi shqiptar në radarin e Real Madridit!?

Armando Broja i ka “çmendur” të gjithë. Paraqitjet e sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë me Sautemptonin në sezonin që kaloi, ranë në sytë e të gjithë skuadrave të mëdha, të cilat tashmë kërkojnë shërbimet e sulmuesit. Përveç skuadrave të Premier Liga dhe Serie A, tashmë edhe La Liga e ka kthyer transferimin e Brojës në një nga objektivat e skuadrës.

Më saktësisht i pabesueshëm është lajmi që vjen nga Spanja. Prestigjiozja iberike “AS”, ka hapur faqen e parë me objektivat e Realit të Madridit në merkato dhe mes tyre është dhe Armando Broja.

 

Kjo tregon se 20-vjeçari shqiptarë është në “radarët” e gjigandëve spanjollë, i cili qëndron përkrah objektivave të tjerë të “Los Blancos”.

Gjithçka mund të ndodhë gjatë kësaj merkatoje, edhe pse Çellsi është i vendosur të bëhet “mur” për sulmuesin e kombëtares pasi Thomas Tushel e shikon pjesë të formacionit të tij për sezonin e ri, por nga ana tjetër nëse në zyrat e bluve të Londrës mbërrin një ofertë e parezistueshme për Brojën, vështirë që skuadra angleze mund të rezistojë.

LEXO EDHE:

Back to top button