" "
Super derbi mes kombëtares së Portugalisë dhe kombëtares së Francës u mbyll me barazim , por me katër gola të shënuara.
Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave duke shënuar nga pika e bardhë, pas një faulli që i bëri Lloris Danilos (31′). Rezultatin e barazoi Karim Benzema, që gjithashtu shënoi nga penalltia në fundin e pjesës së parë (45+2).
Një asistim i mrekullueshëm nga Paul Pogba, gjeti Benzeman që realizoi në mënyrë të bukur në portën e Patricios (47′).
Sidoqoftë, Kounde preku topin me dorë dhe arbitri akordoi penallti, nga e cila nuk gaboi CR7 (60′).
Këisoj, epilogu përfundimtar doli të jetë 2 – 2.
Franca largohet nga grupi si lider me pesë pikë, derisa Portugalia kualifikohet si pozitë e tretë me katër pikë.








