Superhëna e parë e 2022 është gati të mbërrijë

Superhëna e parë e 2022 është gati të mbërrijë

Gati për takimin me Superhënën e pare të 2022? Hëna “Luleshtrydhe” dhuron spektakël në qiell, si mund ta shihni.

Pas pak ditësh qielli do të dhurojë spektakël me Superhënën “Luleshtrydhe”.

Pritet qe fenomeni i veçantë të ndodhë më 14 qershor. Kjo është Hëna e plotë “Luleshtrydhe” e cila është gati të mahnitë ata që zgjehdin të heqin dorë nga disa orë gjumë për ta shijuar shfaqjen.

Gjithçka që duhet të dini për të mos humbur takimin me Superhënën e parë të vitit 2022.

Superhëna e parë “e vërtetë” e këtij viti

Hëna e plotë e luleve ishte padyshim një nga ngjarjet që ndoqën të apasionuarit pas dukurive qiellore, të magjepsur nga fakti që Hëna e protë e majit na dha një eklips hënor magjepsës. Por sado magjepsëse që të jetë, hëna e plotë e majit nuk ishte një superhëna e “vërtetë”.

Për të përcaktuar kushtet në të cilat sateliti mund të përkufizohet si Superhëna mendoi astrologu Richard Nolle në vitin 1979, sipas të cilit u përcaktua që sateliti për të marrë këtë cilësi duhet të jetë në një distancë të barabartë ose më të vogël se 361,885 km nga Toka, matur nga qendrat e dy trupave qiellorë. Hëna e plotë e majit “e humbi” titullin për një kohë të shkurtër, pasi shkëlqeu 362,127 km larg nesh.

Superhëna e vërtetë është ajo që do të shkëlqejë në 11 qershor.

Prandaj Hëna Luleshtrydhe do të jetë protagonistja ep arë e në shfaqjeje mahnitëse.

Emri rrjedh nga zakonet e amerikanëve vendas, të cilët e identifikonin hënën e plotë me elementë që i referoheshin karakteristikave të periudhës. Kjo është arsyeja pse hëna e plotë e qershorit, muaji gjatë të cilit piqen frutat e shijshme të kuqe, njihet edhe si Hëna e Luleshtrydheve.

Kur mund ta shihni Sueprhënën në qershor

UAI (Unioni i Astronomëve Amatorë Italianë) ka njoftuar se Hëna do të jetë e plotë më 14 qershor në orën 13:00.

Suphëna e Qershorit do të jetë e dukshme nga e gjithë Italia edhe me sy të lirë , dhe në rast të qiellit me re do të jetë gjithmonë e mundur të ndiqni ngjarjen në transmetim në faqen e internetit të Projektit Virtual Telescope.

Takimi me Superhënën e dytë 2022 është për muajin tjetër, hëna e plotë e Drerit, e planifikuar për 13 korrik.

LEXO EDHE:

Back to top button