Superkompjuteri, Arsenali pa gjasa që të fitojë në “Etihad”

Man. Siti është favoriti i superkompjuterit “Opta” për ta fituar këtë përballje të sotme me 62% shanse. Arsenali ka humbur një rekord prej 11 ndeshjesh radhazi në Premier Ligë kundër Man. Siti. Nëse Arsenali e fiton këtë ndeshje, superkompjuteri i “Opta” thotë se do të jetë favoriti kryesor për titullin e Premier Ligë.
Kjo është ndeshja më e madhe e sezonit 2022-2023 të Premier Ligës, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Man. Siti-Arsenal mund të përfundojë duke vendosur fituesin e titullit të Premier Ligës, me “Topçinjtë” dhe “qytetarët” larg skuadrave më të forta në Angli gjatë kësaj sezoni.
Me këtë në mendje, rekordi i tmerrshëm i fundit i Arsenalit kundër Man. Siti me siguri dëmton shpresat e londinezëve për ta fituar titullin e parë të Premier League që nga viti 2004 nën drejtimin e Arsen Vengerit. Arsenali ka humbur 11 ndeshjet e fundit të Premier Ligës kundër Man. Siti, seria e tij më e gjatë e humbjeve kundër një kundërshtari të vetëm në të gjithë historinë e ligës.
Në gjashtë udhëtimet e tyre në Premier Ligë në stadiumin “Etihad”, gjatë “mbretërimit” të Pep Guardiola si trajner i Man. Sitit, “qytetarët” kanë humbur çdo herë, me rezultatin e përgjithshëm në këto ndeshje 17-3. Në fakt, Arsenali nuk ka fituar në fushën e Man. Sitit që nga janari 2015 (2-0).
Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta ishte më parë asistent i Guardiolës te Man. Sitit. Spanjolli i ka humbur të gjashta ndeshjet e tij në Premier Ligë kundër Man. Siti si trajner i Arsenalit.
Arsenali duhet të fitojë me të vërtetë këtë ndeshje, me Sitin aktualisht vetëm pesë pikë prapa, por me dy ndeshje më pak të luajtura. Për ta bërë këtë, ata duhet të dalin kundër statistikave, të thyejnë tabunë e viteve të fundit në stadiumin “Etihad”.
“Topçinjtë” kanë shënuar vetëm 3 gola në 10 ndeshjet e tyre të fundit në Premier Ligë kundër Man. Siti duke dështuar ta gjejnë golin në shtatë raste. Gabriel Zhesus dhe Oleksandr Zinçenko, të cilët, të dy fituan titullin e Premier Ligë me Man. Sitin më 2020-21 dhe 2021-22, janë gati për t’u përballur me ish-klubin e tyre.