Superushqimi i astronautëve që ndalon plakjen

Superushqimi i astronautëve që ndalon plakjen

Me origjinë nga Peruja dhe e përhapur ndërkombëtarisht, quinoa është shumë e mirë për shëndetin dhe mund të përfshihet në një shumëllojshmëri të gjerë recetash, qoftë për përgatitjen e bukës apo supave.

Spikat përmbajtja e konsiderueshme e lartë e yndyrave të pangopura, ndër të cilat mund të veçojmë Omega 3 dhe Omega 6. Përveçse është një produkt me ekuilibër karbohidratesh, proteinash, fibrash dhe yndyrash, quinoa ka pak kalori. Karakterizohet gjithashtu nga një përmbajtje e lartë e mineraleve esenciale, ndër të cilat është kryesisht hekuri, dhe të tjerë si magnezi, fosfori dhe kaliumi.

Të gjitha këto veti kanë bërë që NASA të përfshijë quinoan në dietën e të gjithë astronautëve, veçanërisht në sistemin CELLS (Controlled Life Support Ecological System). Ata e bënë këtë me qëllimin për ta përfshirë atë si për konsum të mundshëm në misionet hapësinore, ashtu edhe për ta rritur në anije kozmike.

Në fakt, OKB-ja e shpalli vitin 2013 “Viti Ndërkombëtar i Quinoas” në homazh ndaj popujve të Andeve që ndihmuan në ruajtjen dhe mbrojtjen e kultivimit të quinoas për breza. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, deklaroi vite më parë se quinoa është “një ushqim që mund të kontribuojë në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit”.

Me përmbajtje të lartë të vitaminës B, quinoa ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, ndërsa vitamina E përmban antioksidantë që parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira në trup, siç është rasti me plakjen e parakohshme.

LEXO EDHE:

Back to top button