Kurti: Putini i fikësuar me Kosovën, dëshiron të nxis konflikt

Kurti: Putini i fikësuar me Kosovën, dëshiron të nxis konflikt

Kryeministri i KOsovës Albin Kurti ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron që Serbia të nxis konflikt me Kosovën.

Ai, në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, ka deklaruar se për t’u arritur një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të procesit të dialogut, duhet që Beogradi të largohet nga e kaluara e Sllobodan Millosheviqit dhe nga e tashmja e Putinit.

“Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje – dhe mbështetja e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë e kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por, për një marrëveshje duhen dy palë. Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet nga dy gjëra: nga e kaluara e Millosheviqit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konfliktin me Kosovën”, ka thënë Kurti.

I pyetur se a është i frikësuar nga Putin, Kurti ka theksuar se është i kujdesshëm, dhe se nuk ka frikë kurrë.

“Unë jam vigjilent. Putini është i fiksuar pas vendit tonë. Ai ishte i kënaqur për mungesën e suksesit të ndërhyrjeve perëndimore në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron dhe e nervozon fakti që kanë pasur sukses në Kosovë”, ka pohuar Kurti.

LEXO EDHE:

Back to top button