Surfisti amerikan kap dallgën 32 metra të lartë, synon rekord botëror
Surfisti amerikan kap dallgën 32 metra të lartë, synon rekord botëror
Një surfist nga Kalifornia mund të ketë thyer një rekord botëror kur përshkoi një valë që vlerësohet të jetë 32 metra e lartë.
Alessandro “Alo” Slebir, 23 vjeç, po bënte sërf me miqtë më 23 dhjetor në Mavericks, pranë Gjirit të Half Moon, kur e kapi dallgën e madhe.
Nëse lartësia e valës konfirmohet nga Guinness World Records dhe World Surf League, Slebir do të mbajë rekordin për valën më të madhe të surfuar – një titull që aktualisht mbahet nga Sebastian Steudtner, i cili kapi një valë 26 metra në brigjet e Portugalisë në 2020.