Tadiq: Vuçiq po humb Kosovën duke dramatizuar dhe dërguar mesazhe patriotike

Tadiq: Vuçiq po humb Kosovën duke dramatizuar dhe dërguar mesazhe patriotike

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se Qeveria e Serbisë po përdorë deklaratat se ‘duhet të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë’ si një mënyrë për të ngritur tensionet, dhe se sa më shumë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe qeveria e tij luajnë drama dhe dërgojnë mesazhe patriotike, aq më shumë e humbin Kosovën.

“Situata është gjithmonë e rrezikshme, ajo gjithmonë mund të eskaloj. Dhe regjimi i përdor ato fjali si një mënyrë për të rritur tensionet dhe më pas shfaqet si shpëtimtar”, tha Tadiq në emisionin “N1 Direktno”.

Ai ka theksuar se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por se do të luftojë për një zgjidhje të qëndrueshme duke respektuar palën shqiptare, raporton Danas.rs, transmeton Klankosova.tv.

“Duhet të kuptojmë se në Kosovë jetojnë shqiptarë që nuk duan ta pranojnë Serbinë si shtetin e tyre. Dhe duhet gjetur një zgjidhje tepër komplekse. Mendoj se sërish do të kthehen në rrethin në të cilin do të duhet të mendojnë për një zgjidhje kompromisi”, ka vlerësuar Tadiq.

Duke komentuar deklaratën e të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, se gjithçka që është rënë dakord në atë dialog duhet të zbatohet, përfshirë edhe Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes nga viti 2011, Tadiq tha se kjo do të thotë “normalizim në funksionimin e kalimit”, me vlerësimin se është shenjë e mirë dhe se mund të relaksoj marrëdhëniet.

“E gjithë ideja ishte pikërisht kjo – targa, karta identiteti, dokumente dhe kompromise të dhimbshme u bënë nga të dyja palët. Askush nuk fitoi dhe humbi gjithçka, por ideja ishte që të normalizohen marrëdhëniet dhe të normalizohet lëvizja e përditshme e njerëzve”, tha ish-presidenti i Serbisë.

LEXO EDHE:

Back to top button