Tajlandë, festivali i frutave për majmunët

Pas dy vitesh mungesë nga pandemia, në Tajlandë rikthehet festivali i frutave për majmunët. Të vëzhguar nga turistë dhe banorë lokalë, mijëra majmunë në Lopburi, festuan me 2 tonë fruta dhe perime. Qindra makakë, të njohur edhe si majmunë me bisht të gjatë, u panë duke u ngjitur mbi njerëzit dhe malet e frutave, duke ngrënë banane dhe ananas. Eventi organizohet kryesisht për bamirësi. Festa, e cila kushton mbi 100 mijë baht, apo 3 mijë dollarë, është një traditë e përvitshme për banorët e zonës për të falënderuar majmunët që tërheqin turistë. Lopburi, njihet ndryshe edhe si “Provinca e Majmunëve”. Ndërkohë, turistët po kthehen gradualisht në Tajlandë, pasi qeveria nisi një skeme të udhëtimit të lirë pa karantinë për personat e vaksinuar. Mbi 100 mijë turistë kanë vizituar këtë shtet që prej fillimit të nëntorit, shifër më e lartë se 10 muajt e fundit të marra së bashku./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button