Tajson Fjuri do të zhvillojë trilogjinë më 3 dhjetor në Londër

Boksieri britanik Tajson Fjuri, (32 fitore e 1 barazim), do të duelojë më 3 dhjetor ndaj patriotit të tij Derek Çisora (33 fitore, 12 humbje). Sfida mes dy boksierëve do të zhvillohet më stadiumin e Tottenham, në Londër. Në këtë duel, Fjuri do të mbrojë titullin kampion bote në kategorinë “WBC”.
Lajmi ende nuk është zyrtar, por mediat britanike konfirmojnë se gjithçka është e përfunduar për këtë triologji. Fjuri i ka fituar dy sfidat e mëparshme ndaj Çisora-s, në vitin 2011 me vendim unanim dhe në vitin 2014, me tërheqje të rivalit në raundin e 10-të.
“Unë gjithnjë kam thënë se do të përballem edhe një herë tjetër me Derek Çisora-n, në fundin e karrierës time”, u shpreh Tajson Fjuri, i pamposhtur në karrierën e tij.
Ndërkohë Çisora ka fituar duelin e fundit ndaj Pulev-it, por më herët është mundur nga Usyk dhe dy herë nga Parkeri.