Tajson: Jam kthyer në një baba të dhembshur

Ish kampioni I botës në peshat e rënd, Majk Tajson, në një intervistë për “Sportëeek”, ka rrëfyer për jetën e tij private dhe rikthimin në ring. Ai jeton së bashku me bashkëshorten e tij Lakila Spicer me të cilën është martuar në vitin 2009.

“Jam krenar për jetën time. Kam tetë fëmijë dhe i dua të gjithë. Milan, që është 14 vjeçe, luan tenis, ndërsa Amir, 24 vjeç, dëshiron të ndjekë gjurmët e mia dhe është boksier. Për mua nuk ka asnjë problem, mjafton që të jenë të lumtur në atë që bëjnë. Jam kthyer në një baba të dhembshur dhe model. Nuk jam gjithnjë në paqe me veten time. Mund të dukem i qetë, por brenda meje ka ende shumë inat. Ëndrra ime për vitin e ardhshëm është të shkoj në Vatikan dhe të takoj Papën. Ndoshta duke patur edhe një ring afër”, tha mes tjerash Tajson

LEXO EDHE:

Back to top button