Tajvani: Kina, 38 avionë në zonën e mbrojtjes

Tajvani ka raportuar se 38 aeroplanë ushtarakë kinezë kanë kaluar në zonën e saj të mbrojtjes, çka përbën inkursionin më të madh të Pekinit deri më tani. Ministria e Mbrojtjes ka thënë se aeroplanët, duke përfshirë bombarduese me kapacitet bërthamor, kanë hyrë në këtë zonë në dy periudha. Tajvani është përgjigjur duke aktivizuar aeroplanët që ka, ashtu sikurse sistemet raketore. Kina e konsideron Tajvanin si provincë të veten, mirëpo Tajvani e konsideron veten shtet sovran. Tajvani është ankuar për më shumë se një vit për misionet e përsëritura të forcave ajrore të Kinës, afër ishullit. Më parë zyrtarët qeveritarë kanë thënë se fluturime të tilla synojnë të mbrojnë sovranitetin e Kinës, si dhe të shënjestrojnë “bashkëpunimin“ në mes të Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara.

LEXO EDHE:

Back to top button