Takimi i parë i grupit punues për hartimin e Ligjit të ri për Arsimin e mesëm

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se ka filluar hartimi i Ligjit të ri për Arsimin e Mesëm, i cili duhet të ofrojë më shumë të drejta dhe mundësi për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave të mesme dhe se është duke u hartuar në një proces gjithëpërfshirës – me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga disa institucione dhe organizata.

“Grupi i punës i formuar me vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës sot ka mbajtur mbledhjen e parë në të cilën është theksuar nevoja e hartimit të një ligji të ri, duke qenë se ai ekzistues është miratuar në vitin 1995 me ndryshime të shumta, ndërkohë është rënë dakord edhe për metodologjinë e punës dhe afatin kohor në të cilin duhet të zhvillohet zgjidhja ligjore”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në periudhën e ardhshme do të bashkëpunojnë me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, Qendrën për Arsim dhe Aftësim Profesional, Qendrën Shtetërore të Provimeve, përfaqësues të shkollave të mesme, USAID, OSBE dhe UNDP.

 

LEXO EDHE:

Back to top button