Takimi Kurti-Vuciq në Ohër – Vjen reagimi edhe nga NATO

Takimi Kurti-Vuciq në Ohër – Vjen reagimi edhe nga NATO

Të shtunën (sot) në Ohër do të zhvillohet takimi i radhës i nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë ku do të diskutohet Aneksi i Implementimit i Propozimit Evropian për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ndërsa kur kanë filluar takimet e para bilaterale atje, ka ardhur një reagim nga sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në këtë reagim thuhet se bisedimet e ndërmjetësuara nga BE janë të rëndësishme dhe se pret nga Kurti dhe Vuçiq angazhim konstruktiv për të bërë përparim.
“Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Ohër janë të rëndësishme dhe unë pres nga Vuçiq dhe Kurti për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe për të bërë përparim. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. NATO_KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, thuhet në reagimin e Stoltenberg./insajderi.org/

LEXO EDHE:

Back to top button