Takimi Macron – Petkov: Diskutohet për Maqedoninë e Veriut
Presidenti i Republikës Franceze Emanuel Macron sot në Bruksel ka takuar kryeministrin bullgar Kiril Petkov, në margjinat e Samitit BE-Bashkimi Afrikan, njofton MIA nga Brukseli.
Macron dhe Petkov diskutuan për krizën në Ukrainë dhe më pas iu referuan mosmarrëveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Presidenti i Republikës Franceze inkurajoi vazhdimin e dialogut për gjetjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjes që do të mundësojë hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, thanë diplomatët francezë për MIA.








