Takimi mes presidentes së Maqedonisë dhe kryeministrit bullgar mbetet i paqartë

Takimi mes presidentes së Maqedonisë dhe kryeministrit bullgar mbetet i paqartë

Është akoma e paqartë nëse do të realizohet takimi i përfolur i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova me kryeministrin bullgar Rosen Zheljazkov në margjina të Samitit të NATO-s në Hagë.

Pala maqedonase ka pritur më shumë se një muaj konfirmimin e këtij takimi, ndërkohë që pala bullgare nuk kishte dhënë konfirmim.

Takimi u propozua gjatë vizitës në Shkup nga kreu i Këshillit Evropian Antonio Koshta, si hap drejt zgjidhjes së ngërçit mes dy vendeve. Samiti në Hagë zhvillohet sot dhe nesër./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button