Takimi Osmani-Krivokapiq: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe intensiv

Në margjinat e takimit joformal të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin, ministri i Jashtëm Bujar Osmani u takua me ministrin e Jashtëm malazez Ranko Krivokapiq.

Duke përgëzuar formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi dhe zgjedhjen e Ranko Krivokapiq për ministër të Punëve të Jashtme, Osmani theksoi partneritetin e shkëlqyer tradicional dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke shprehur besimin se ky partneritet do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe intensiv, por edhe mirëkuptim në përmbushjen e qëllimeve tona të ndërsjella strategjike, të cilat me luftën në Ukrainë fitojnë një dimension të rëndësishëm, nëse jo vendimtar, të sigurisë dhe gjeopolitike”, tha Osmani, duke vënë në dukje të ndërsjellë interesiн për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

“Është një proces me interes rajonal dhe akoma më të gjerë, si një input i rëndësishëm në krijimin e arkitekturës së ardhshme të sigurisë si të Ballkanit Perëndimor ashtu edhe të Evropës. ”, ka theksuar Osmani.

Duke shkëmbyer mendime për luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj, të dy ministrat dënuan agresionin ushtarak të Rusisë, duke theksuar se ai ishte një shkelje flagrante e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, një goditje për rendin demokratik dhe një kërcënim serioz për sigurinë e Evropës.

LEXO EDHE:

Back to top button