Talentët më të mëdhenj futbollistik në botë sipas CIES

Gavi dhe Jude Bellingham janë renditur si dy talentet më të mëdha në botë, në listën e Observatori i Futbollit “CIES”.

Mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës është ende vetëm 18 vjeç, por tashmë ka bërë 90 paraqitje për nivelet e larta.

Në vend të dytë është Bellingham, i cili ka dëshmuar se përse po flitet një transferim prej 130 milionë euro te Real Madrid ose Manchester City, pas paraqitjeve e tij për Borussia Dortmundin dhe Anglinë.

Marcos Leonardo përfundon në podium dhe është një nga katër talentet braziliane në rritje në dhjetëshen e parë. Lojtari i Santosit (19 vjeç) bëri debutimin e tij menjëherë pas ditëlindjes së tij të 17-të në vitin 2020.

Vitor Roke (18 vjeç) po bën emër në sulmin e Athletico Paranaenses. Kjo i ka dhënë atij debutimin me Brazilin kundër Marokut muajin e kaluar, ndërsa klube si Manchester United, Arsenal dhe Barcelona po analizojnë blerjen e tij

Alejandro Balde (19 vjeç), është i gjashti pas ngritjes së mbrojtësit të majtë nga akademia e La Masia në ekipin e parë dhe tani një yll i Spanjës me pesë ndeshje. Një tjetër mbrojtës i majtë, Milos Kerkez (19-vjeçar) i AZ Alkmaar, është i radhës.

Endrick është braziliani i tretë – dhe ndoshta më i njohuri pasi tashmë ka rënë dakord për një transferim prej 60 milionë funtesh te Real Madridi.

Asi i katërt dhe i fundit i Brazilit është Angelo Gabriel. Sulmuesi 18-vjeçar i lindur në dhjetor 2004 tashmë ka luajtur 112 herë për klubin e tij të fëmijërisë dhe po kërkohet nga Neëcastle.

Top dhjetëshen e plotëson Youssoufa Moukoko, sulmuesi i Borussia Dortmund.

LEXO EDHE:

Back to top button