Talenti 20 vjeçar i Bristol Sitit mahnit edhe Pep Guardiolën

Mançester Siti e ka mposhtur Bristol Sitin në kuadër të “FA Cup”. Pavarësisht humbjes, një futbollist i lindur në 2003 mbrëmë ishte njëri nga më të mirët në fushë.

Bëhet fjalë për supetalentin anglez, Aleks Skot. Paraqitjen e tij e ka komentuar pas ndeshjes edhe Pep Guardiola.

“Pashë një futbollist të pabesueshëm ndaj nesh, ishte Aleks Skott” ka thënë Guardiola. Për të kanë shprehur interesim shumë skuadra të mëdha angleze. Mirëpo Bristol SIti kërkon së paku 25 milionë funte për shërbimet e tij./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button