Talenti brazilian gati të rikthehet në Premier Ligë

Anësori brazilian Rafinja mund të rikthehet sërish në Premier Ligë pas vetëm dy sezonesh në La Liga me skuadrën e Barcelona. Lajmin e konfirmoi e përditshmja spanjolle “Sport”. Disa klube angleze janë interesuar për 26-vjeçarin, që dikur ka luajtur me Lids Junajtedin në Angli, ndëkohë që ka nisur sezonin e tij të dytë me katalanasit. Me Barcelonën, ai ka realizuar 12 gola në 60 ndeshje zyrtare.
Duket se trajneri Çavi ka mbetur i pakënaqur këtë sezon nga braziliani, duke e aktivizuar vetëm në 10 ndeshje në total, më së shumti si zëvendësues. Kjo ka sjellë që zërat për largimin e tij të shtohen.
Rafinja ka një kontratë deri në vitin 2026 me Barcelonën dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 60 milionë euro. Për anësorin janë interesuar ekipet e Njukasëllit dhe Çellsit, të gatshme ta rikthejnë në Angli.