Talevski: Milloshoski bllokon marrëveshjet e Ballkanit të Hapur

Talevski: Milloshoski bllokon marrëveshjet e Ballkanit të Hapur

LSDM-ja fton deputetin e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski, si kryetar i Komisionit për politikë të jashtme, të mos t’i bllokojë dhe t’i vendosë në rend dite ratifikimet e disa marrëveshjeve ndërkombëtare që lidhen me Ballkanin e Hapur. Këto marrëveshje, thonë nga partia në pushtet, do t’i hapnin rrugën tregut të lirë të punës, gjegjësisht, mundësisë së punësimit në njërin nga vendet që janë pjesë e Ballkanit të Hapur, pa pasur nevojë për leje pune. Aty hynë ratifikimi i marrëveshjes për kushte për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, marrëveshjes për ndërlidhje të sistemeve për identifikim elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, marrëveshjes për veterinari, siguri të ushqimit, ushqim për kafshët, etj.

“Këto marrëveshje do të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës, plotësimin e mungesës së kuadrove në sektorin privat, në secilin nga tre shtetet. Kjo është një ndihmë e madhe për kompanitë që kanë përfaqësi në të tre shtetet që më lehtë të hapin vende pune dhe të angazhojnë kuadro pune dhe t’u sigurojnë rroga të mira dhe kushte të mira pune. Ky projekt, për fat të keq nuk mund të fillojë akoma sepse marrëveshjet ndërkombëtare me të cilat rregullohet kjo çështje nuk janë ratifikuar. Nuk janë ratifikuar sepse Milloshoski, me këmbëngulje nuk cakton seanca të komisionit ku ata do të jenë në rend dite”, tha Mile Talevski, LSDM./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button