Talibanët arritën një marrëveshje me Rusinë, Afganistani do të marrë gaz dhe naftë

Përfaqësuesit e Afganistanit dhe Federatës Ruse kanë lidhur marrëveshje për blerjen e naftës dhe gazit, dhe marrëveshja duhet të nënshkruhet së shpejti, tha Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Afganistanit.

Sipas ministrit të Tregtisë, Nuruddin Azizi, palët arritën një marrëveshje për transferimin e naftës nga Rusia në Afganistan dhe i gjithë procesi ishte shumë sfidues për shkak të sanksioneve të vendosura si ndaj Afganistanit ashtu edhe ndaj Rusisë.

“Disa nga ekipet tona teknike janë ende në Rusi duke punuar në detaje të tilla si transfertat e parave. “Meqenëse shumica e bankave ruse dhe afgane janë nën sanksione, transaksionet do të kryhen përmes një vendi të tretë”, tha Azizi, transmeton media afgane TOLONEnews.

Ndryshe, sipas të dhënave të Odës Ekonomike dhe Investive të Afganistanit, vëllimi i tregtisë vjetore ndërmjet Moskës dhe Kabulit është rritur në 170 milionë dollarë.

Ka qenë ministri i Industrisë ai që ka deklaruar më parë se Afganistani dëshiron të importojë naftë dhe gaz nga Rusia në këmbim të produkteve të tjera.

“Përveç kësaj kemi për shembull fruta të thata, rrush të thatë dhe barëra medicinale. Afganistani historikisht ka furnizuar Rusinë me sasi të mëdha rrush të thatë. Ne mund të dërgojmë qindra tonë produkte të tilla në Rusi. Për shembull, çmimet e bimëve mjekësore tani janë shumë të larta dhe Rusia ka nevojë për lëndë të para të tilla për ilaçe. Dhe ne mund t’i përdorim ato për shkëmbim”, parashtroi idetë e tij politikani taleban.

LEXO EDHE:

Back to top button