Napoli me një ofertë të turpshme drejtuar United për Ronaldon

Drejtuesit e Napolit ose qëllimisht duan të sabotojnë largimin e Cristiano Ronaldos nga Manchester United, ose i shikojnë me përbuzje kolegët e klubit anglez – të paktën sipas asaj që kanë ofruar për të realizuar transferimin.

Napoli pranon të nënshkruajë me Ronaldon nga Manchester United, por vetëm nëse klubi anglez vazhdon të paguajë rrogën e plotë të portugezit, përveç që anglezët paguajnë taksën 5% për FIFA dhe UEFA që është e detyrueshme për transferimet. Një ofertë e pabesueshme që njerëzit e “Od Trafford”-it do ta pranonin.

Përveç kësaj, Napoli pranon të dërgojë sulmuesin e saj Viktor Osimhen në drejtim të kundërt, në Mançester, por “Djajtë e Kuq” duhet të paguajnë 130 milionë euro për këtë transferim. Më parë, De Laurentiis kërkonte 120, por sa më shumë zvarritet Manchesteri, aq më shumë negociatori me përvojë e rrit shumën.

(AP Photo/Jon Super)

Në Itali, vështirë se dikush arrinte t’i jepte fund Aurelio De Laurentiis, zakonisht marrëveshjet ose me klube ose me lojtarë që përfundonin vetë ose nuk realizoheshin.

Në këtë rast, De Laurentiis në fakt nuk po negocion drejtpërdrejt me Mançesterin, por agjenti Jorge Mendes, i cili përfaqëson Ronaldon, ka rolin e një “telefoni të prishur”.

Ditët deri në fund të afatit kalimtar po pakësohen ngadalë dhe Ronaldo është ende në kërkim të një klubi që luan në Champions League. Pak ditë më parë ai mori një përgjigje negative edhe nga Marseja.

Në Champions League, Napoli është në Grupin A së bashku me Ajax, Liverpool dhe Rangers.

LEXO EDHE:

Back to top button