“Talir 2”, Apeli shpëton Gruevskin, tapia e “Pallatit të Bardhë” i jepet VMRO-DPMNE-së

Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka sjell vendim me të cilit e ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë Publike mbi aktvendimin e Gjykatës Penale për rastin “Talir 2”, mënyra se si ish kryeministri Nikolla Gruevski ka financuar partinë e tij VMRO-DPMNE. Me këtë vendim të Apelit, prona e njohur si “Pallati i Bardhë” edhe zyrtarisht kthehet në pronësi të VMRO-DPMNE-së.

Referuar shkresave dhe dëshmive që ka ofruar prokuroria, Apeli ka vlerësuar se Gruevski nuk ka vepruar jashtë kompetencave të tij dhe nuk ka shkelur Ligjin për financimin e partive politike. “Talir 2” ishte shtruar si akuzë nga ish Prokuroria Speciale Publike.

Lënda ishte përfaqësuar nga ish prokurorja Lençe Ristovska, por kryeprokurori i morri të drejtën e përfaqësimit. Për këtë arsye Ristovska dha dorëheqjen. Në vendimin e parë të sjell më 7 qershor 2022 Gruevski ishte dënuar me 6 vjet burg. Vendimi i parë u shfuqizua nga Apeli në janar të vitit 2024 për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal.

LEXO EDHE:

Back to top button