“Talir”, VMRO DPMNE-ja u gjobit me 3 mijë euro

VMRO DPMNE është dënuar me 3000 euro. Partia opozitare e mori këtë dënim për shkak të vendimit të Dimçe Arsovskit si përfaqësues i partisë në gjykatë, për ta lëshuar sallën për rastin “Talir 1”. VMRO DPMNE në këtë lëndë akuzohet për financim ilegal. Arsovski vendosi të largohet pasi gjykatësi e ndërpreu në fjalimin e tij pas reagimeve se po mban fjalim politik në vend të fjalimit juridik. Zëdhënësi i VMRO-së, kërkoi që një nga anëtarët e jurisë të zëvendësohet pasi i ka mbushur 60 vjet dhe sipas ligjit, s’mund të jetë porotë.
“Kërkoj respektim të ligjit gjegjësisht të ndërpritet funksioni i z. Mitko Sandev pasi i mbush 60 vjet. Për fat të keq, edhe më tej, kryetari i gjykatës Ivan Xholev, për të cilin konsiderojnë se është realizuesi kryesor i Zoran Zaevit në këtë gjykatë, nuk ka ngritur nismë, edhe pse Mitko Sandev i ka mbushur 60 vjet”- deklaroi
Këshilli Gjyqësor deri më tani nuk e ka shkarkuar porotën, dhe nuk e zbulojnë nëse kjo çështje do të shqyrtohet në ndonjë nga seancat e ardhshme. Ligji për Gjykatat parasheh që një porote me 60 vjet të mbushura, i pushon funksioni. Me përfundimin eventual të funksionit të këtij porote, gjykimi në rastin “Talir 1” do të fillonte nga fillimi, megjithëse çështja tashmë është në fazën e paraqitjes së provave me shkrim në prokurori. Akuza për financim të paligjshëm të VMRO DPMNE-së u ngrit nga PSP-ja tashmë e shuar në nëntor të vitit 2018 ndërsa gjykimi filloi në shkurt të 2019. Të akuzuar janë i arratisuri Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të atëhershëm të ngushtë, Mile Janakieski, Kiril Bozinovski si dhe Ilija Dimovski dhe Leko Ristovski. Elizabeta Çingarovska e pranoi fajin dhe mori dënim me kusht. Sipas prokurorisë, ata përmes pagesave të pretenduara – donacione siguruan 4.6 milion euro për VMRO DPMNE nga anëtarët e partisë. Për shkak të rasteve “Talir 1” dhe “Talir 2”, prona e VMRO – DPMNE-së është e ngrirë.
Bojan Stojanovski