Enis Bardhi: Do të japim maksimumin në terren

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll vazhdon përgatitjet në Bukuresht në prag të Kampionatit Evropian. Enis Bardhi beson se EURO 2020 është ndryshe nga Evropianit në vitin 2017, kur morri pjesë si pjesë e Maqedonisë U21. Ndërkohë Tihomir Kostadinov, beson se me angazhim maksimal dhe më stërvitje të duhura,mund të befasohet kombëtraja e Austrisë, me të cilën Maqedonia takohet më 13 qershor. Maqedonia është pjesë e Grupit C, së bashku me Austrinë, Ukrainën dhe Holandën.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll është duke zhvilluar përgatitjet finale dhe të dielën do të debutojë në Kampionatin Evropian, kundër kombëtares së Austrisë. Ndërkohë për Enis Bardhin është pjesëmarrja e dytë në Kampionat Evropian, pasi që me Maqedoninë U21 ishte pjesë e EURO 2017 në Poloni.

Enis Bardhi, futbollist i Maqedonisë

“Nuk është e njëjtë si të kualifikohesh me gjeneratën U21 dhe ekipin e parë. Normal nuk harrohet ai kualifikim dhe ajo histori që kemi bërë me U21. Mirëpo kjo është diçka tjetër, një ndjenjë tjetër. Unë mendojë se i kemi 3 ndeshje shumë të vështira dhe nuk duhet me anashkalue asnjërën. Por që Maqedonia është me shumë vullnet dhe shumë ambicje që të jep maksimumin në secilën ndeshje. A do të jem startues ose jo, nuk preokupohem shumë, pasi që ajo është një gjë që trajneri duhet me vendos. Unë jam më shumë i gëzuar që jam pjesë e këtij grupi, e këtij suksesi edhe shpresojë që të kemi shëndetin të gjithë dhe të japim maksimumin në fushën e gjelbër

 

Ndërkohë reprezentuesi tjetër i Maqedonisë, Tihomir Kostadinov paralajmëroi se për përfaqësuesen e vendit do të jep maksumin që të regjistrohet rezultati i mirë në Kampionatin Evropian.

 

Tihomir Kostadinov, futbollist i Maqedonisë

“Këto ndeshjet, miqësoret, ishin një hyrje e mirë për Kampionatin Evropian. Kemi zhvilluar ndeshje të mirë, e dinim se janë miqësore , mirëpo sfida me Kazakistanin na ka ndihmuar për kthyer vetbesimin. Kishim përgatitje të mirë në këto dy javë sa jemi bashkë…..Çdo ndeshje do të jetë i vështirë pasi që për ne do të jetë një sfidë e madhe për shkak se jemi për  herë të parë në një garë të tillë dhe çdo përballje e presim me nxitje dhe emocione. Austria na mundi në dy ndeshjet , mirëpo kjo është ndeshje e re. Duhet të përmirësojmë gabimet dhe maksimalisht të përgatitemi që të fitojmë këtë sfidë. “

 

Përballja e parë e Maqedonisë në Kampionatin Evropian do të jetë më 13 qershor , kundër kombëtares së Austrisë.

Mahir Thaçi ALSAT

LEXO EDHE:

Back to top button