Tanevski ofron dorëheqjen, drejtuesit e klubit e miratojnë

Fituesi i Kupës së Maqedonisë në futboll, skuadra Akademia Pandevit mbetet pa trajner, pasi që Aleksandar Tanevski ka dorëzuar dorëheqjen e tij, pas një fillimi të dobët të sezonit. Akademia Pandev në 5 javët e para, ka arkëtuar vetëm 3 pikë , dukë pësuar 4 disfata. Lajmin e ka konfirmuar edhe vet skuadra nga Strumica.

“Aleksandar Tanevski, nuk është më trajner i Akademia Pandevit. Pas disfatës së fundit, shefi I stafit teknik ofroi dorëheqjen, të cilën drejtuesit e klubit e miratuan. Arsye për dorëheqjen janë rezultatet e dobëta në 5 javët e këtij sezoni,” thuhet në kumtesën e Akademia Pandevit.

LEXO EDHE:

Back to top button