Tani edhe zyrtare, Di Lorenzo do të larghet nga Napoli

Skuadra e Serie A, Napoli do mbetet pa një nga lojtarët e tyre më të mirë. Bëhet fjalë për kapitenin e Napolit, Xhiovani Lorenzo, i cili ka vendosur të largohet nga Napoli.

Këtë gjë e konfirmoi agjenti i tij Mario Xhiufredi, për “TvPlay”, ku konfirmoi se Di Lorenzo do të largohet dhe se kanë informuar edhe hierarkinë e klubit.

Di Lorenzo, është pjesë e Napolit që nga viti 2019 dhe ka bërë gjithsej 231 paraqitje. 30-vjeçari, ka fituar Kupën e Italisë në vitin 2020 si dhe u shpall kampion me Napolin në Serie A sezonin e kaluar./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button