Liverpulli është në bisedime me Paris Sen Zhermenin për huazimin e mundshëm të Kilian Mbapes. PSZH -ja është bërë nervoz, pasi Mbappe nuk pranoi të negociojë me klubin e Arabisë Saudite, “Al Hilal”, kjo pasi pranuan ofertën prej 300 milionë euro.
Parisienët e frikësohen se ai do të transferohet si lojtar i lirë te Real Madrid, kur t’i përfundon kontrata aktuale. “Të Kuqtë” janë gati t’i ofrojnë Mbapes një huazim njëvjeçar, raporton “The Mirror”. Ndërkohë trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klopp, kishte vetëm fjalë të mira, në kohën kur ylli francez ishte pjesë e Monakos dhe do të mirëpriste në ekip fituesin e Kupës së Botës.
Kujtojmë, kjo sagë mes Mbapes dhe PSZH -së ka një muaj që ka filluar, me lojtarin që e filloi së pari, duke deklaruar se nuk do të vazhdojë kontratën aktuale dhe do të largohet vetëm vitin e ardhshëm si transferim i lirë. Për këtë deklarim, PSZH-ja reagoi ashpër duke i dhënë Mbappes një ultimatum, që deri në fund të këtij muaji ose të nënshkruajë kontratën e re ose do të vëhet në shitje, por nuk duan që ai të largohet si lojtar i lirë. Ndërkohë, trajneri i Real Madridit, Karlo Ançelotti kur është pyetur së fundmi për francezin, nuk ka pranuar të deklarohet, duke shtuar vetëm se e ka të kompletuar ekipin.








