Taravari: As që mendoj të jap dorëheqje, mbetem ministër i shëndetësisë

Taravari: As që mendoj të jap dorëheqje, mbetem ministër i shëndetësisë

Arben Taravari nuk do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Ai sot përgënjeshtroi informacionet e dala në opinion se në fillim të muajit prill mund të tërhiqet nga pozita dhe të dalë nga koalicioni VLEN.

Taravari mohoi një takim me Ali Ahmetin, por tha se ka kanale komunikimi.

“Këto tema për mua janë të parëndësishme. Unë momentalisht jam i fokusuar në shërbimin e pacientëve dhe përmirësimin e gjendjes së tyre. Për bashkëpunime kemi kohë për të biseduar. Asgjë nuk është urgjente. Për dorëheqje as që bëj plan. Raportet mes partnerëve të koalicionit janë shumë të mira. Vazhdoj të jem ministër i Shëndetësisë dhe ta bëj mënyrën time

Gazetarja: Po me Ali Ahmetin jeni takuar apo?

“Ka pas kanale komunikimi, por nuk jemi takuar”, tha Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button