Taravari mbledhë sot në Kumanovë anëtarë dhe aktivistë partiak – Alsat siguron mesazhin që thotë se këtë ia kanë kërkuar 2/3 e anëtarëve

Taravari mbledhë sot në Kumanovë anëtarë dhe aktivistë partiak - Alsat siguron mesazhin që thotë se këtë ia kanë kërkuar 2/3 e anëtarëve

Një javë pasi kaloi në opozitë, Arben Taravari ngjashëm si para një viti kur mbajti Kuvendin, për t’i thënë Po koalicionit me VLEN-in, rikthehet sonte në po të njëjtën sallë në Kumanovë. Në njoftimin e publikuar nga eksponentë të ASH bëhet thirrje për takim në të cilin do të zgjidhet shefi i shtabit zgjedhor. Në këtë takim, sipas njoftimit do të merr pjesë edhe Arben Taravari.

Alsat ndërkohë siguron një mesazh nga komunikimi i brendshëm i Taravarit me strukturat e partisë, në të cilin, vet Taravari thotë se do të mbahet Kuvendi i partisë pasi këtë sipas tij ia kanë kërkuar 2/3 e anëtarëve të atij trupi partiak.

“Deri tek unë si kryetar partie ka arritur iniciativë nga 2/3 e anëtarëve të Kuvendit të partisë për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit duke u bazuar në nenin 64 të statutit partiak më datë 23.05.2025 (e premte) në ora 19:30 me lokacion tek salla e ish-Komitetit Kumanovë”, thuhet nw mesazhin e Taravarit.

Por për njërin nga themeluesit e ASH-së, Latif Arifi një mbledhje e këtillë e Kuvendit është jolegjitime dhe anti-statutare. Në intervistë për Alsat ai tha se një mbledhje të tillë mund ta thërrasë vetëm kreu i Kuvendit partiak, që në këtë rast është Arben Fetai

“Vetë kuvendi të cilin e ka thirrur është jolegjitim nuk ka bazë ligjore për ta thirrur këtë kuvend për shkak se nuk është bërë një kërkesë te kryetari i kuvendit për ta thirr. Kryesia e partisë duhet ta thirr kryetarin e kuvendit që ta thirr mbledhjen e  kuvendit dhe ti ta anashkalosh kryetarin e kuvendit dhe të marrësh një nismë kur nuk i ke numrat. Ne jemi të sigurt ne të gjithë që e kundërshtojmë qasjen e z.Taravari dhe 2-3 individëve rreth tij dhe jemi shumë të sigurt për këtë që e themi sepse nëse ata kanë mbledhur nënshkrime ne kemi arritur të sigurojmë mbi 1/3 e nënshkrimeve të kuvendarëve nga gjithsej 155 me dy prurjet e fundit në kuvendin e fundit që kishin në Gostivar dmth ne e kemi mbi 1/3 që do ta dëshmojmë se ai nuk e ka”, tha Latif Arifi, ASH.

Arifi madje thotë se edhe vendimi i Taravarit për të braktisur Qeverinë është jolegjitim pasi nuk ka marrë aprovim në organin më të lartë partiak siç është Kuvendi. Ai tha se vendimi i vetëm dhe i fundit i këtij trupi partiak është ai që ASH-ja të jetë në koalicion me VLEN-in./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button