Taravari në Veles: Do i marrim mendimet e qytetarëve për politikat aktuale në shtet
Taravari në Veles: Do i marrim mendimet e qytetarëve për politikat aktuale në shtet

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari sot realizoi fushatë zgjedhore në Veles, ndërsa në mbrëmje do të mbajë tubim zgjedhor në Zhelinë, shkruan Alsat.
Taravari, tha se ka vizituar disa vende në Veles pasi që e ka të rëndësishme të marrë mbështetje dhe t’i mbledhë mendimet dhe qëndrimet e qytetarëve për politikat aktuale në shtet.
“Kemi ardhur të vizitojmë Velesin dhe disa vendbanime nga Velesi, pastaj tregun e qytetit e tash të bisedojmë edhe me bizneset e vogla dhe qytetarët e këtij qyteti. Uroj që të kemi takime të mira, do të kërkojmë mbështetje, por të marrim edhe feedbackun prej qytetarëve për qëndrimet e tyre dhe mendimet e tyre për politikat aktuale në shtet”, tha Taravarai./ Alsat.mk