Taravari paralajmëroi shumicë të re pas 31 tetorit

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët arrijnë marrëveshje për mbështetje reciproke të kandidatëve për kryetarë në komunat ku garojnë. Këtë e konfirmuan sekretarët e përgjithshëm të dy subjekteve politike Arjanit Hoxha i Besës dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët.

“Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të gjithë votuesit e Besës të mbështesin kandidatët e ASH-së duke ndihmuar kështu në mposhtjen politike të BDI-së dhe PDSH-së”- deklaroi Arjanit Hoxha, Sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa.

“Edhe anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe të gjithë votuesit e tjerë do t’i mbështesin kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku ata përballen me BDI-në, flas për Zhelinën dhe Tetovës. Jemi në koordinim me Alternativën dhe mendoj se orëve në vijim edhe ato do të dalin me qëndrim ose do të vazhdojmë të jemi të koordinuar. Flasim për komunat ku garojnë Aleanca, Alternativa dhe Besa”- pohoi Arben Taravari, Sekretar i përgjithshëm i ASH-së.

 I pyetur nëse deputetët e Alternativës do t’i bashkëngjiten shumicës parlamentare, Taravari tha se kjo nuk do të ndodhë pasi pas zgjedhjeve bashkë me Alternativën do të formojnë shumicën e re parlamentare.

“Nuk besoj se bëhet, se do të bëhet shumicë e re, kështuqë do të bëhet pjesë Qeverisë por së bashku me ne edhe partitë të tjera, por me shumicë të re……”- tha Arben Taravari, Sekretar i përgjithshëm i ASH-së

Veprimi i Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët erdhi një ditë pas marrëveshjes së arritur mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit për mbështetjen e kandidatëve të BDI-së në komunat ku garojnë.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button