Taravari premton zgjidhje të problemit me përmbytjet në Spitalin Klinik të Tetovës

Taravari premton zgjidhje të problemit me përmbytjet në Spitalin Klinik të Tetovës

Gjatë vizitës në Spitalin Klinik në Tetovë, ministri i shëndetësisë Arben Taravari premtoi zgjidhje të shpejtë të problemit me përmbytjet e shpeshta që përsëriten pas çdo reshje në këtë spital. Ai shpreson se aparatet e radiologjisë të kenë shpëtuar nga uji që vërshoi ditë më parë. Taravari premtoi edhe investime të reja në spitalin klinik të Tetovës, si në aparaturë për sallat e operacionit, po ashtu edhe në kuadër të ri, që në spitalin klinik të Tetovës janë në deficit.

“Mora informatë nga doktor Argjendi se shkaku vërshimeve ka rrezik që disa aparate të jenë dëmtuar, por besoj të mos ketë dëmtim. Po punojmë në atë që në të ardhmen të mos ndodhin këto, një prej opsioneve është lëvizja e aparateve në katin e parë të urgjencës, dhe e dyta që të krijojmë izolim që të mos mund të depërtoj uji. Ju e dini se në programin tonë është edhe regjionalizimi i shëndetësisë njëri nga spitalet klinike që i planifikojmë katër është në Tetovë edhe mendoj se duhet të bëhen investime jo vetëm në aparaturë se shohë se aparate ka boll por resurset njerëzore ka pak por besoj ka njerëz që janë me kontrata një periudhë të gjatë edhe atyre duhet tu jepen vendime sa më shpejtë dhe të bëhen punësime tjera edhe organizim sa më mirëfilltë i spitalit klinik të Tetovës se mendoj se në zonën e Pollogut edhe më gjerë ky spital duhet ti trajton dhe pacientet të kenë sa më pak nevojë që të udhëtojnë dhe trajtohen në qendrën klinike në Shkup”, deklaroi Arben Taravari Ministër i shëndetësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button